Dyfishohen të ardhurat nga sigurimet shëndetësore

Rritja e numrit të personave që udhëtojnë jashtë vendit është edhe shkaku i rritjes së të ardhurave të sigurimeve të shëndetit dhe aksidenteve gjatë muajit janar. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në muajin janar të vitit 2009 arritën në rreth 29 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 99% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 75% të të ardhurave të këtij grupi. Rritja e madhe e të ardhurave në sigurimin e shëndetit lidhet si me rritjen e të ardhurave të sigurimit të shëndetit në udhëtim dhe me rritjen e të ardhurave të shëndetit privat.
...