E Diel, 1 Nëntor 2026

Çokollata, jo vetëm e shijshme, por edhe sensuale



Përveçse e shijshme, çokollata është më sensuale se një puthje. Shkrirja e çokollatës në gojë mund të sjellë vetëm reagim sensual dhe kënaqësi. Çokollata konsiderohet luks, kënaqësi, medikament, delikatesë,ndërsa në kohët e hershme quhej “ushqim i perëndive”. Por a mund të konsiderohet çokollata nxitës i dëshirës seksuale? Afërdita, perëndesha greke e dashurisë dhe e bukurisë, pati ndikim në shoqërinë e hershme me mendimin se çdo ushqim ose ilaç që shton dëshirën seksuale etiketohet si afrozidiak (nxitës). Shkencëtarët modernë kanë analizuar përmbajtjen e çokollatës për të vërtetuar nëse qëndron ky pohim. Pas ngopjes me çokollatë, aktivizohen zona të caktuara të trurit si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Te meshkujt, ngopja nga ky produkt shoqërohet me aktivizim të ndijimeve barkore që më pas përcillen në zonat e trurit duke rritur dëshirën seksuale. Femrat që konsumojnë rregullisht çokollata kanë jetë seksuale më të mirë se ato që për arsye të ndryshme nuk i konsumojnë çokollatat. Ato që tentojnë të shijojnë çdo ditë nga një të tillë mendohet se kanë nivel më të lartë të dëshirës, joshjes dhe kënaqësisë seksuale. Çokollata ka një ndikim pozitiv fiziologjik në seksualitetin e femrave. Studiuesit shprehen se për të gjitha femrat që kanë një nivel të ulët të libidos, konsumimi i çokollatave mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të rritur epshin e tyre. Përveç faktit se një marrëdhënie e seksit dhe çokollatës nuk mund të provohet me 100 për qind siguri, rezultate shkencore të ndërthurura me studimet e sjelljes sigurojnë një argument detyrues për ndikimin e çokollatës në dëshirën seksuale te të dyja gjinitë aq të sigurt, saqë studiuesit japin këtë këshillë: Bëjeni çokollatën pjesë të dietës suaj ditore. Të parët që kuptuan efektet pozitive të çokollatës ishin spanjollët, të cilët e sollën këtë produkt nga Azia në Europë. Dyshimi më pas u vërtetua nga Xhakomo Kasanova, një nga dashnorët më të mëdhenj të historisë. Ai ishte aq i apasionuar pas tyre, sa edhe pas seksit. Me kalimin e viteve është vërtetuar se çokollata përmban sasi të vogla simulantësh kafeine. Ajo njihet gjithashtu si faktori që ndikon në rritjen e nivelit të serotonit, një kimikat i prodhuar në formë natyrale në tru, i cili ndikon në uljen e ankthit. Serotoni në pjesën më të madhe të rasteve mendohet se shkakton të njëjtin efekt me marijuanën, ndërsa për të arritur të njëjtën kënaqësi një individi i duhet të hajë 11 kilogramë çokollatë të zezë. Studiuesit shprehen se sasia e endofinës, e cila prodhohet nga ngrënia e çokollatave, ndikon në rritjen e kënaqësisë seksuale.
Çokollata të zgjat jetën
Kur bëhet fjalë për çokollatat, i vetmi problem është shtimi i kilogramëve. Duke marrë parasysh këtë rrezik, duhet të dimë gjithashtu se ajo jo vetëm përmirëson humorin tonë, por është një ushqim i domosdoshëm për shëndetin. Sipas studiuesve, çokollata i bën mirë lëkurës dhe zemrës. Ajo forcon kujtesën dhe na ndihmon të përzgjedhim informacionet e nevojshme duke hequr dorë nga informacionet e panevojshme. Një kërkim në San Francisko rezultoi në përfundimin se përmbajtja që kanë kokrrat e çokollatës veprojnë në kujtesën tonë dhe në momentin e duhur stabilizojnë mendimet dhe informacionet e grumbulluara aty.
Shumë popuj e përdorin çokollatën si një ushqim të rëndësishëm të dietave të tyre. Ajo është e nevojshme edhe për të sëmurët me tension të lartë, për ata që kanë dobësi trupore apo edhe tumor.
Çështë çokollata?
Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Ajo përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala “çokollatë” rrjedh nga pija e parë me përmbajtjen e saj “Xocoatl” (Xococ: ëmbël; atl: ujë; d.m.th “ujë i ëmbël”), e cila prodhohej nga actekët. Kjo pije ka qenë ujë i përzier me kakao, vanilje dhe beber Cajen. Emri shkencor i kakaos, prej së cilës prodhohet çokollata, është “Theobroma Cacao” dhe është një lloj bime.
Historia e kakaos dhe e çokollatës
Çokollata bëhet nga bima e kakaos, e cila rritet në vendet e ngrohta të Tropikalit. Bima e kakaos ka origjinë antike dhe sipas disa studimeve botanike mendohet të ketë qenë e pranishme mbi 6000 vjet më parë në lumenjtë Amazona dhe Orinoko. Bujqit e parë, që filluan ta kultivonin bimën e kakaos, ishin rreth vitit 1000 p.k. në tokat që shtrihen mes Gadishullit Jukatan, Ciapasit dhe bregut paqësor të Guatemalës. Fiset që u morën seriozisht me kultivimin e saj ishin majat dhe aztekët, të cilët, përveç kakaos, prodhuan edhe çokollatë. Ky produkt në atë kohë lidhej me Xokikuetzalin, perëndeshën e fertilitetit. Sipas vlerave mistike e fetare, kakaoja konsumohej nga elita gjatë ceremonive të rëndësishme, ofrohej me flakë si sakrificë ndaj hyjnive dhe ndonjëherë përzihej me gjakun e priftërinjve. Një tjetër legjendë e hershme flet për një princeshë, së cilës i la i shoqi që iku në luftë një thesar të madh. Kur erdhën armiqtë, princesha nuk pranoi të tregonte se ku e kishte fshehur thesarin dhe për këtë ata e vranë. Nga gjaku i saj lindi bima e kakaos, farat e së cilës janë të hidhura si vuajtja, por në të njëjtën kohë të forta dhe emocionuese si virtytet e saj. Një mënyrë përgatitjeje e këtij produkti të veçantë ishte duke i shtuar çokollatës miell misri dhe mjaltë.
Pse është çokollata më e mirë se seksi?
1. Çokollatë mund të gjesh në çdo moment.
2. Çokollata të kënaq edhe kur është e butë, e lëngshme.
3. Mund të hash çokollatë edhe ndërsa nget makinën.
4. Mund ta zgjasësh kënaqësinë e çokollatës për aq kohë sa do.
5. Çokollatën mund ta hash edhe para mamasë.
6. Çokollata nuk do t’ia dijë nëse e kafshon fort.
7. Dy njerëz të të njëjtit seks mund të hanë çokollatë bashkë pa vënë pseudonime të shëmtuara.
8. Fjala “angazhim” nuk e tremb çokollatën.
9. Mund të mbash çokollatë në tavolinën tënde gjatë orarit të punës pa i mërzitur kolegët.
10. Me çokollatën nuk ke pse të shtiresh.
11. Çokollata nuk të lë shtatzënë.
12. Mund të hash çokollatë çdo ditë të muajit.
13. Çokollata e mirë gjendet pa vështirësi.
14. Nuk jeni kurrë shumë i ri ose shumë i vjetër për të ngrënë çokollatë.
15. Kur hani çokollatë nuk rrezikoni që fqinjët të mbeten pa gjumë.
18 Kur ha çokollatë nuk janë të rëndësishme përmasat.
19. Mund të hash çokollatën e shokut pa menduar se po bën ndonjë faj.

21 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›