Judah: Thaçi po tregon zgjuarsi

Korrespondenti i revistës britanike “The Economist”, dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah, ka theksuar se pala kosovare është duke treguar zgjuarsi politike duke bërë kompromis mbi Rezolutën 1244, e cila sipas tij është e vdekur.
“Në politikë, nëse mund të arrish të bësh kompromis me rezoluta të vdekura, kjo është zgjuarsi politike. Thaçi, duke e futur një rezolutë të vdekur për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale, po ia mundëson vendit marrjen pjesë në nismat rajonale dhe po ia hap dyert për të vendosur marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian”, ka thënë Judah.