-Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme, mori në shqyrtim dhe miratoi vendimet si më poshtë; V E N D I M
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.21, DATË 14.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK DHE TË TREGUESVE FISKALË, PËR PERIUDHËN 2010- 2012”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.41, datë 14.1.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:
1. Lidhjet 2 e 2/1, të përmendura në pikën 1, zëvendësohen me lidhjet, me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm, për njësitë e qeverisjes qendrore, dhe fondet speciale të tyre jepen në lidhjen nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR MILOT-RRËSHEN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme (objekte), që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për objektet, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 17 449 088 (shtatëmbëdhjetë milionë e katërqind dyzet e nëntë e mijë e tetëdhjetë e tetë) lekë.
4. Ky fond të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
5. Shpronësimi të fillojë më 28.2.2009 dhe të përfundojë më 30.4.2009.
6. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve tё kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve, të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi.
7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.429, DATË 30.8.1993, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E KOMITETIT QEVERITAR TË BISEDIMIT TË BORXHIT TË JASHTËM”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Pika 1, e vendimit nr.429, datë 30.8.1993, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1/. Komiteti qeveritar i bisedimit të borxhit të jashtëm, që më poshtë do të quhet Komiteti, ka këtë përbërje:
- Ministri i Financave Kryetar;
- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë zëvendëskryetar;
- Ministri i Drejtësisë anëtar;
- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës anëtar;
- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Borxhit, anëtar
në Ministrinë e Financave
- Drejtori i Departamentit të Operacioneve
Monetare, në Bankën e Shqipërisë, anëtar;
- Ekspert, vendas apo i huaj anëtar.”
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I MPËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS SË ZVICRËS, PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, për lehtësimin e lëshimit të vizave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin , urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
.
1. Miratimin e kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:
a) qarkun Tiranë, 530 (pesëqind e tridhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 187 963 (njëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre)m2, tokë/truall;
b) qarkun Berat, 21 (njëzet e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 4 565 (katër mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë)m2 , tokë/truall;
c) qarkun Durrës, 447 (katërqind e dyzet e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 164 135,36 (njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e njëqind e tridhjetë e pesë presje tridhjetë e gjashtë )m2 , tokë/truall;
ç) qarkun Fier, 61 (gjashtëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 13 338, 25 (trembëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e tetë, presje njëzet e pesë )m2 , tokë/truall.
2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FONDIT LIMIT TË SHPENZIMEVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT, PËR VITIN 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998, “Për radion dhe televizionin, publik e privat, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e fondit limit të shpenzimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, për vitin 2009, në shumën 75 500 000 (shtatëdhjetë e pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, zëri “Shpenzime korrente”, dhe 55 000 0000 (pesëdhjetë e pesë milionë) lekë, zëri “Investime” .
2. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT TË PESTË SHTESË, TË MARRËVESHJES “PËR FORCËN SHUMËKOMBËSHE TË PAQES, NË EVROPËN JUGLINDORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit të pestë shtesë, të marrëveshjes “Për forcën shumëkombëshe të paqes, në Evropën Juglindore”, sipas tesktit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E NJË FONDI FINANCIAR KOMUNËS HAJMEL, TË QARKUT TË SHKODRËS, PËR TË NDIHMUAR FAMILJET E DËMTUARA, PËR SHKAK TË PËRMBYTJES NGA LUMI GJADËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe të neneve 31 e 32/a, të ligjit nr.8756, datë 26.2.2001 “Për emergjencat civile”, e të ligjit 10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Komunës Hajmel, të qarkut të Shkodrës, në buxhetin e vitit 2009, t’i shtohet fondi 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për të ndihmuar familjet e dëmtuara, për shkak të përmbytjes nga lumi Gjadër.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Fondi i dhënë sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përdoret nga familjet, për të riparuar dëmtimet e shkaktuara nga përmbytja.
4. Ngarkohen
5. ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Shkodrës dhe komuna Hajmel për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PRONËSI KËSHILLIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5, 6, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në pronësi këshillit të qarkut të Gjirokastrës, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista përbëhet nga 2 (dy) fletë.
2. Kalimin në pronësi të këshillit të qarkut të Gjirokastrës vetëm të ndërtesave dhe të mjediseve, ku ky institucion ushtron veprimtarinë administrative.
3. Këshillit të qarkut të Gjirokastrës nuk i lejohet të tjetërsojë ose ndërrojë destinacionin e pronave, të përcaktuara në këtë vendim, apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i këshillit të qarkut të Gjirokastrës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN PETRELË, TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Petrelë, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 80 (tetëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 529 (pesëqind e njëzet e nëntë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS ODRIE, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Odrie, të qarkut të Gjirokastrës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Odrie, të qarkut të Gjirokastrës, miratuar me vendimin nr.701, datë 19.10.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Odrie, të qarkut të Gjirokastrës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Odrie për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS DERMENAS, TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Dermenas, të qarkut të Fierit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Dermenas, të qarkut të Fierit, miratuar me vendimin nr.95, datë 31.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Dermenas, të qarkut të Fierit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Dermenas për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË BILISHT, TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Bilisht, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Bilisht, të qarkut të Korçës , miratuar me vendimin nr.339, datë 20.5.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë Bilisht, të qarkut të Korçës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Bilisht për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS ALIKO, TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Aliko, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Aliko, të qarkut të Vlorës, miratuar me vendimin nr.902, datë 11.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të komunës Aliko, të qarkut të Vlorës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Aliko për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KALIS, TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kalis, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 27 (njëzet e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 170 (njëqind e shtatëdhjetë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KAÇINAR, TË QARKUT TË LEZHËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kaçinar, të qarkut të Lezhës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 62 (gjashtëdhjetë e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 440 (katërqind e dyzet).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN MBROSTAR, TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kusht