E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.21, DATË 14.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK DHE TË TREGUESVE FISKALË, PËR PERIUDHËN 2010- 2012”

V E N D I M

 PËR

 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.21, DATË 14.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK DHE TË TREGUESVE FISKALË, PËR PERIUDHËN 2010- 2012”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në vendimin nr.41, datë 14.1.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:

1.     Lidhjet 2 e 2/1, të përmendura në pikën 1, zëvendësohen me lidhjet, me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2.     Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:

      “1/1. Tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm, për njësitë e qeverisjes qendrore, dhe fondet  speciale të tyre jepen në lidhjen nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

      Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›