Kim, për paqe në Lindjen e mesme

Kim Kardashian, pasi që fillimisht bëri lutje për "të gjithë në Izrael'' në Twitter, ka vendosur të niset në një mision diplomatik në Lindjen e Mesme.
Vetëm disa ditë pas polemikës që shpërtheu në rrjete sociale, lidhur me komentet e saj për konfliktin në Gaza, Kardashian ka njoftuar se do të ndërmerr një udhëtim në Bahrein, si një mundësi për t'i "vëne gjërat në vendin e duhur".Sipas një burimi te afërt me të, qëllimi i udheëimit është për të "rritur vetëdijen në lidhje me çështje të rëndësishme atje", duke përfshirë situatën politike. Një nga organizatorët e udhëtimit, indiano-amerikani Paresh Shah, ka konfirmuar se Kardashian do të takohet me krerët lokal në Bahrein, duke përfshirë edhe "anëtarë të familjes mbretërore dhe sipërmarrës të lartë". Postimet e saj lidhur me Gaza, Kim i fshiu, mëqe fillimisht u komentuan si pro-izraelite e pastaj u sulmua pasi përmendi palestinezët. Më pas, në blogun e saj personal Kim sqaroi se ajo do të "lutet për të gjithë njerëzit e pafajshëm të përfshirë në këtë konflikt ". /Indeksonline/