E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kultura e debatit mësohet dhe praktikohet që në shkollë"

 
 
 
 
Meqenëse kam më shumë se një dekadë që ndodhem në Amerikë, është e treta fushatë elektorale që po ndjek pothuajse e fokusuar në debatet midis kandidateve për Presidentin Amerikan, dhe këto më së shumti para ekranit në TV ose nëpërmjet shtypit kryesor amerikan. Në debatet publike që organizohen nga TV-të me prestigjioze dhe të moderuara nga njerezit me të njohur publikë, para një audience të gjere, me njerez nga të gjitha fushat dhe mosha të ndryshme, niveli i diskutimit të kandidateve për President është i admirueshëm. Menyra se si ata diskutojne, ose menyra se si e bindin publikun për programet që parashtrojne direkt para audiences ose ekraneve televizive, është thuajse e pabesueshme për një shqiptar të mësuar me konfliktin e egër politik të vendit të tij. Edhe moderatori i debatit të bën përshtypje, pyet me shume kujdes dhe teper i ekuilibruar. Në fokus të pyetjeve janë vazhdimisht mundesite që kandidatët i afrojne vendit dhe interesave të popullit. Asnjehere nuk degjon që pyetjet apo përgjigjet të jene shokuese apo të kene lene ndonje dhome ose skutë të erret për egot personale. Kjo pervoje, si e moderatorit që e drejton dhe e kandidatëve për presidentë, është e fituar nga debatet që organizohen në klase, ose kolegje të ndryshme. Është në programet e shkollave, se si të debatojne rreth çeshtjeve të ndryshme në të gjitha fushat. Keshtu, debati me i vjeter midis skuadrave të studenteve ka filluar në Universitetin e Miçiganit me 1890. Shumë prej këtyre debateve janë midis skuadrave që konkurrojnë për kampione botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›