E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ballkani nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam mentalitetin"

Lexova me vëmendje diskutimet e shumta në Shekulli-Blog për martesat e vajzave nga fshatrat veriorë të Shqipërisë, me shtetas serbë. Ky forum, është tipik i larmise së mentalitetit shqiptar. Ka nga ata që kanë ngelur me kohen e Baba Qemos, dhe që gjykojne pa menduar. Ka nga ata që e konsiderojne veten patriote të flakte, por që ve bast jetojne diku në USA ose në Evropen Perendimore, ka nga ata që shprehin keqardhje për keto vajza, dhe ka nga ata që mendojne se njeriu ka të drejten ta ndaje jeten dhe lumturine me kedo që zgjedh, pa pasur parasysh fe`, kombesi, race, bindje politike etj. Ballkani nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam mentalitetin. Ti futesh të gjithe serbet në një thes dhe t'i konsiderosh kriminele, të pabese, të poshter etj., nuk është logjike dhe e drejte. Ashtu si t'i konsiderosh të gjithe serbet engjej dhe me të miret në bote, nuk është logjike dhe e drejte. Vertet ka serbe që na urrejne dhe që kanë kryer krime nga me të shemtuarat. Por nuk mund të pergjithesohet një komb, bazuar mbi veprimet e disave. Ashtu si Gjermania nuk mund të pergjithesohet mbi veprimet e Hitlerit, apo Shqiperia mbi ato të Enverit. Çdo komb ka njerez tolerante, intelektuale dhe zemermire, ashtu siç ka maskarenj dhe racista, kriminele dhe të poshter. Të gjykosh dike siç po gjykojme ne burrat e ketyre vajzave, apo dhe vete keto vajza, pa i njohur dhe pa ditur asgje mbi rrethanat e vendimeve të tyre, nuk është një gje e zgjuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›