E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bënë gjithçka për të shpëtuar jetën e djalit tim polic"

Unë që po iu shkruaj, jam një nënë nga qyteti i Librazhdit. Djali im, Rolandi është punonjës policie, me shërbim në kufi prej disa vitesh. Para disa kohësh pasi kaloi një gjendje të rëndë gripi. Mjekët e këtij spitali bënë të pamundurën, por gjendja e tij ishte tepër e rëndë dhe kishte vështirësi edhe për t'u transportuar për në Tiranë. Ndaj iu drejtova për ndihmë ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka i cili tregoi shumë humanizëm. Mori menjëherë kontakt me drejtorin e Shëndetit Publik në Librazhd, Agron Gega dhe shefin e Policisë në Librazhd,Gjin Lesi, të cilët duke parë gjendjen e tij të rëndë e nisën urgjent për në Tiranë, për në spitalin ushtarak, ku vazhdoi terapinë për një javë. Por prapë temperatura e lartëvazhdonte, edhe pse gripi i kaloi, e la me pleurit. Shqetësimi im prej nëne të frikësuar për jetën e tim biri më detyroi të shqetësoj edhe ministrin e Brendshëm, duke i kërkuar ndihmë deri në kurimin e tij jashtë vendit. Të dy ministrat dërguan për këtë qëllim një komision konsulte në sanatorium, ku mjekja Silva Bala mori përsipër edhe shërimin e Rolandit, pa qenë nevoja për ta nxjerrë jashtë shtetit. Me këtë rast, dua të falenderoj të gjithë këta persona që përmenda më lart, pasi këta kanë bërë gjithçka për të shpëtuar jetën e djalit tim polic. Me nderime e respekt Gëzime Mazaj, Librazhd

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›