E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Disa rreshta nostalgjikë për Vlorën e viteve të dikurshme"

Përftoj dhimbje nostalgjie, kur kujtoj vitet e dikurshme në Vlorë; në Shtëpitë e Pushimit të Fëmijëve dhe Punëtorëve, fatkeqësisht sot tjetërsuar a më mirë, shkatërruar. Si ish-mësues, sot me mendje të rrudhosur, vij tek ju miq të dashur, si t'ju sillja një ngushëllim, pas të cilin gjenden forca, për të mos e lënë atë dorë makabre të prekë Vlorën, me të tëra. Ndaj dhe këtë frazë, e vë si titull të këtij shkrimi: "Mos e prekni Vlorën!". Kush nuk e njeh atë qytet mijëravjeçar me rrethinat e tij prehistorike; sa të bukura dhe historilënëse, sa kujtime marrë prej saj, kujtime që nisen gjithnjë nga e mira, nga heroikja, nga ngadhënjimi mbi çdo të keqe ardhur. Kush nuk njeh biodiversitetin e saj, gjeomonumentet, apo gjeoparqet jetëdhënëse, si në bregdet dhe majë maleve plot trëndelinë, ku s'pushon kënga labe me nuancat e saj. Kush nuk e lakmon të njohë Vlorën, me mbi 50 e ca monumente natyrore në shekuj, apo me atë peizazhin e gjeovlerave të pashoqe, me krye "burimin"; Serën e Selenicës, "floriri i zi", shtruar rrugët deri tej botës. (Jo pa qëllim përmenda më lart, xhaxha Andrean, ardhur nga Franca). Kush nuk njeh burimet "ilaç" nëntokësore nga ato të Boshajt, termalit të Treblovës, etj., etj. Ajo që ndodh tani, me ndërtimin e kompleksit për naftën, është katastrofë e parashikueshme ekologjike, sa dhe e papranueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›