E Diel, 1 Nëntor 2026

"Për plehrat e Napolit që po vërdallosen andej-këtej"

E morët vesh, plehrat e Napolit kanë marrë rrugën dhe po vërdallosen sa në një vend, në një tjetër. I nisën për t'i hedhur në Sardenjë, por u ngrit populli dhe nuk i la. Prite kur të vijnë anijet në Shqipëri, pasi e kollajshme është për italianët. Dhe TEC mos kujtoni ju se po e ngrenë për nevojat e Shqipërisë? Vetëm të jesh idiot mund ta gëlltisësh këtë gënjeshtër. Ato centrale po ngrihen vetëm për Italinë. Dihet se kur është piku i konsumit më të madh të energjisë, gjatë orës 8 të darkës apo gjatë drekës, energjia elektrike që blejnë ata nga Franca apo Gjermania dhe Zvicra është shumë e shtrenjtë, ndaj vetëm për të futur për një orë në punë një central shtesë në pikun e kërkesës për rrymë që do të furnizojë gjithë Italinë e Jugut, bëhen centralet me naftë në Vlore. Të bësh centrale të tillë në Evropë, do të thotë të shkosh 30 vjet mbrapa. Por ja që Italia ka si fqinjë ca brekëgrisur dhe ca pushtetarë fshatarë të pangopur, që nuk do e lejnë në baltë. Ka ikur koha të luftosh me pushkë tani, Selam Salaria modern tani është të vesh gjoksin fadromave të italianëve që shkatërrojnë Pyllin e Sodës dhe kërkojnë të ngrenë një varrezë të madhe për Vlorën. Jo vetëm Vlora, por e gjithë Shqipëria duhet të ngrihet në këmbë për këtë mizori në mes të ditës. Turp për ne shumë herë se kush na udhëheq dhe na gënjejnë më keq sikur t'i kishim hasëm. Zot ruaje Shqipërinë nga këta fshatarë bolshevikë të pangopur që janë në qeveri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›