Rusia shtet kriminel
Bill Browder, nga firma Hermitage Capital, ka theksuar se Rusia tashmë është shndërruar në një shtet kriminel, duke reaguar ndaj lajmit se avokati i tij ka vdekur në një burg në Rusi, ku është mbajtur për një vit, pa ngritur fare padi kundër tij.
Ai theksoi se avokati i tij, Sergei Magnitsky, në të vërtetë është mbajtur peng dhe se autoritetet ruse kanë vrarë pengun e tyre.
Nepërmjet Hermitage Capital, Browder ka bërë fushatë kundër korrupsionit në disa prej kompanive më të mëdha në Rusi.
Zyrtarët rusë kanë njoftuar se kanë filluar hetimet në lidhje me vdekjen e Magnitskyt. Në vitin 2005, Browder u dëbua nga Rusia, me çrast ai nga zyrtarët rusë u cilësua si kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë, pas akuzave se firma e tij i është shmangur obligimeve tatimore, por Browder theksoi se kompania e tij është vendosur në shënjestër të kriminelëve, të cilët kanë tentuar të përvetësojnë me miliona euro të pasurisë së tij.
Ai më tutje shtoi se është dënuar, për shkak se ka qenë një kërcënim për politikanët e korruptuar dhe burokratët rusë.
Që nga dëbimi i Browderit nga Rusia, disa bashkëpunëtorë të tij në Rusi, përfshirë këtu edhe avokatët, të cilët kanë punuar për kompaninë e tij, janë arrestuar, rrahur apo plaçkitur.
Para ngritjes së akuzave për shmangie të obligimeve tatimore në adresë të tij, Browder për shumë vite me radhë ka qenë njëri prej mbështetësve kryesore të qeverisë ruse dhe presidentit të atëhershëm të Rusisë, Vladimir Putin.
Browder theksoi se gjatë kohës sa ka qenë në burg, Magnitsky ka pasur probleme shëndetësore dhe se ai më pas është transferuar në një burg tjetër, në të cilin i është mohuar tretmani mjekësor. Ai më tutje shtoi se beson se vdekja e avokatit të tij është e lidhur drejtpërsëdrejti me akuzat në adresë të tij për shmangie të obligimeve tatimore.
Ata kanë ngritur akuza kundër meje dhe e kanë shfrytëzuar atë si mjet. Magnitsky ka qenë peng i tyre dhe ata e kanë vrarë atë, duke ja mohuar tretmanin mjekësor. Tha Browder.
Rrethanat e vdekjes së Magniskyt kanë detyruar Browderin që të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe Putinit.
Kur Putin doli për herë të parë në sipërfaqe dhe theksoi se ai do të frenojë oligarkët, unë kam qenë ithtari më i madh i këtij koncepti. Megjithatë, tani në funksione kemi zyrtarë për zbatimin e ligjit, të cilët janë kriminelë me kompetenca të pakufizuara, të cilët shkatërrojnë jetët e njerëzve. Rusia në thelb tani është një shtet kriminel, tha Browder.
Ai më tutje theksoi se do të bëjë çmos që është në fuqinë e tij, për të siguruar drejtësi për Magnitskyn.
Ne nuk do të ndalemi, përderisa njerëzit përgjegjës për vdekjen e tij të mos dalin para drejtësisë, tha ai.
Duke reaguar ndaj vdekjes së Magnitskyt, Ministri rus i Drejtësisë, Alexander Konovalov, theksoi se atij i nevojiten dëshmi shtesë për atë se Magnitskyt në burg nuk i është ofruar tretmani i duhur mjekësor.