E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë të burgosurit?

Izraeli ka zbutur kushtet e veta për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin dhe dy armiqtë e përbetuar janë shumë afër arritjes se marrëveshjes për shkëmbimin e qindra të burgosurve palestinezë me ushtarin izraelit, i cili po mbahet i rrëmbyer në Gazë, kanë njoftuar sot zyrtarët.

Një delegacion i Hamasit, grupit islamik që kontrollon territorin e Gazës, është takuar dje në Kajro me zyrtarë egjiptianë të sigurisë, për të negociuar marrëveshjen, e cila është ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Gjermania.

Zyrtarët të afërt me negociatat kanë theksuar se Izraeli është pajtuar që të lirojë 160 palestinezë të burgosur, lirimin e të cilëve më herët e ka kundërshtuar, në shkëmbim për ushtarin e rrëmbyer izraelit, Gilad Shalit.

Shalit është rrëmbyer nga militantët palestinezë në vitin 2006. Episodi i ushtarit Shalit është afër përfundimit, theksoi një zyrtar.

Burimet e të dy palëve theksuan se shpresojnë se marrëveshje do të kompletohet deri në fund të javës, kur edhe fillon festa myslimane e Fitër Bajramit.

Në Jerusalem, zyrtarët e qeverisë palestineze nuk deshën të komentojnë mundësinë e marrëveshjes me Hamasin, grup ky i cili ka refuzuar kërkesën e Perëndimit për tia njohur Izraelit të drejtën për të ekzistuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›