"Gerdeci", arrestohet deshmitari

Arrestohet me kerkese te prokurorise ne sallen e gjyqit, nje prej deshmitareve ne procesin per tragjedine e Gerdecit.
Ish-pergjegjesi i punishtes se demontimit te municioneve ne Gerdec, Veiz Muco, eshte arrestuar pasi prokuroria pretendon se deshmitari ka dhene deshmi te rreme. Sipas prokurorise Muco nuk ka treguar punen e te miturve ne punishte.Ky eshte arrestimi i pare i nje deshmitari ne procesin teper te rendesishem rreth tragjedise se marsit 2008 ne Gjykaten e Tiranes.