E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, këngëtarjashqiptare prezantohejsi latine

ATHINE- Një ndër këngëtaret e reja greke më të njohura e cila prezantohej si latine, në fakt është me origjinë shqiptare.

Zbulimi u bë gjatë një emisioni në televizionin Mega. Eleni Furiera, e cila njihet nga grekët si këngëtare me origjinë amerikano-latine, rezulton se është minoritare nga Shqipëria. Në emisionin Super Star, një gazetar investigativ vërtetoi se dokumentet origjinale të Furieres tregojnë se është minoritare nga Shqipëria dhe ndërroi emrin e saj per të qene më tërheqëse.

Ende nuk dihet nëse ideja për të ndryshuar vendin e origjinës së saj dhe për të mohuar që është shqiptare ishte e saj apo e ndonjë menaxheri, sic raportojnë mediat greke.

Ky fakt duket se do të dëmtojë disi karrierën e këngëtares. Mediat greke shkruajnë “Nuk mund të mohoen paraardhësit dhe historia e familjes, vetëm e vetëm për të bërë sukses në Shoë Biz. Kjo është teme krenarie dhe cdokush duhet të jetë krenar për vendin ku është rritur”

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›