"Greqia po ndjek politikë të turpshme ndaj Maqedonisë"
"Fqinji perëndimor duhet të mbetet me emrin Republika e Maqedonisë, siç quhej në Federatën Jugosllave, gjatë gjysmës së shekullit. Pse atëherë, në kohën e Titos, Greqia nuk e parashtronte çështjen e emrit? Për arsye se frikohej. Kjo është e turpshme, të luash me një vend në këtë mënyrë", deklaron ish-presidenti bullgar, në një intervistë të publikuar në faqen e internetit në agjencinë e lajmeve BGNES.
Bullgaria është vendi i parë që njohu Maqedoninë, dhe për këtë Zhelev ka një kontribut të madh. Të premten, Zhelev, presidenti i Bullgarisë në periudhën 1990-1997, do të dekorohet nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov me titullin "8 Shtatori" - dekorimi më i lartë shtetëror i Republikës së Maqedonisë.