E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kenani ka një fëmijë të vogël brenda"

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, ishte shumë aktual në mediet ballkanike ne saje te transmetimit te serialeve turke ne televizionet vendore.

Nje nga bashkepunetoret e tij me te aferta, ka treguar edhe ane te panjohura te Kenanit.Aktorja Berguzar Korel, ka rrefyer punen gjate serialit:
"Egoizmi është zero në set. Kenani i ngjan shumë babait tim të ndjerë. Unë di se si ta udhëheq një mashkull si Kenani. Ai ka një fëmijë të vogël brenda vetes. Edhe unë gjithashtu, kështu që të dy fëmijët luajnë së bashku…"

Ajo ka shtuar se ende e frikësojnë paparacët, kur del nga xhirimet me Kenanin:
"Në profesionin tim jam më e përgatitur dhe më me eksperiencë. Tani gjithçka shkon në rregull. Jam e qetë. Nuk i llogaris hapat që bëj, por di se çfarë jam duke bërë. Frika nuk më ka ndryshuar fare. Ende frikësohem." /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›