E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Këngëtaret tona, flokë kinezësh të vdekur"

Aktori i humorit shqiptar, Elvis Pupa kishte lënë Amerikën për t’u rikthyer tek publiku shqiptar me formatin "One-Man Show".
Disa javë pas dhënies së kësaj shfaqje në ish Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Pupa është rikthyer me thumbimet e tij, këtë herë në rrjete sociale, lidhur me skenën muzikore shqiptare.   Pupa, i njohur tashmë përmes personazheve të “Portokallisë”, ka komentuar paraqitjen e këngëtareve shqiptare:
"Gati të gjitha këngëtaret shqiptare kanë bërë kirurgji plastike. Hundën e thyejnë me të njëjtin çekiç, buzët dhe gjoksin i fryejnë njëlloj (2.5 amper), mollëzat i mprehin në të njejtën formë, vetullat rruhen dhe më pas bëhen tatoo, flokët i shtojnë me flokë kinezësh të vdekur dhe si rrjedhojë, ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën, sa mund të them se kemi vetëm dy këngëtare shqiptare. Biondja dhe brunja ". /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›