E Diel, 1 Nëntor 2026

"E vetmja qeveri demokratike në planet në opozicion me ushtarakët"

Me gjeni ju lutem nje vend te vetem ne bote, qofte dhe me minimumin e jetes demokratike qe qeveria te vihej aq hapur e qartazi ne opozicion me ish-ushtaraket? Me thoni ju lutem ne se ka ndonje vend, qofte dhe ne Afrike, qe qeveria te drejtoje ushtaraket si mercenare dhe jo si pjese e denje e ketij vendi, dhe kombi qe meritojne absolutisht vemendje, vleresim dhe perkujdesje. Ku ka vende ne bote qe politika ne pergjithesi dhe qeverite ne veçanti te diskriminojne, t'i shohin me ftohtesi e t'i denigrojne, t'i perbuzin e t'i nenvleresojne ne kete fare feje ish-ushtaraket?
Duke u ballafaquar me keto vleresime e qendrime aspak serioze e korrekte, ish- ushtaraket kane te drejte te mendojne jo padyshim, se fatkeqesisht ka individe ne mos dhe segmente te caktuara politike, ekstremiste pse jo dhe revanshiste qe i paragjykojne ish- ushtaraket padrejtësisht, si njerez qe i kane sherbyer me konsekuence dhe besnikeri sistemit te dikurshem totalitar dhe si te tille nuk meritojne te trajtohen financiarisht. Ky eshte nje gjykim absurd, fyes dhe zhvleresues. Perkundrazi, ata para se gjithash e mbi te gjitha i kane sherbyer me përkushtim, nder e devotshmeri çeshtjes kombetare, garantimit dhe sigurise se sovranitetit, paqes dhe integritetit territorial te Shqiperise. Nepermjet ketij shkrimi ne emer te ish-ushtarakeve i bej thirrje politikaneve, parlamentit dhe qeverise qe ta ofroni dhe demonstroni pa kursim perkujdesje, pergjegjesi, seriozitet dhe perkushtueshmeri, vullnet, kembengulje dhe vendosmeri, objektivitet, transparence dhe gadishmeri maksimale per t'ju dhene ish-ushtarakeve ate qe padrejtesisht u eshte mohuar!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›