E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kom. hetimor", Gjiknuri: Pr/ligji zgjidh krizën

Në mbledhjen e sotme janë të pranishëm edhe deputetët e opozitës me relator deputetin Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij, Gjiknuri i shpreh se projektligji i propozuar nga ana e PS-së, synon transparencën e zgjedhjeve dhe jo ndryshimin e rezultatit, çka sipas tij, nuk synohet që zgjedhjet të bëhen të pa vlefshme.

“Ne nuk kërkojnë të bëjmë të pa vlefshme zgjedhjet dhe as nuk kërkojmë hetim çështje që i takojnë prokurorisë”, u shpreh Gjiknuri. Ai shtoi se situata politike në vend është krizë dhe shkak sipas tij, janë zgjedhjet e përgjithshme.

Zgjidhja përfundimtare e kësaj krize-vijoi ai- arrihet nuk duke miratuar këtë projektligj. Nga ana tjetër, deputetët e maxhorancës kanë mbajtur qëndrimin se komisioni hetimor nuk mund të hetojë gjithçka që i takon prokurorisë. Deputetët do të diskutojnë nesër për projektligjet e propozuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›