Kosovë, KFOR-i ngrin marrëdhëniet me FSK-në
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh ka thënë se ky vendim është marrë nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerallejtënant Markus Bentler, duke shtuar se institucionet e Kosovës nuk i janë përmbajtur marrëveshjes, sipas së cilës pjesëtarët e FSK-së nuk duhej të mbanin armë gjatë manifestimit.
“KFOR-i ka ndaluar përkohësisht çdo përkrahje dhe të gjitha aktivitetet e trajnimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës deri në një njoftim të ardhshëm”, citohet Buh nga Koha Ditore.
Buh i ka thënë RTK-së se KFOR-i dhe institucionet e Kosovës kishin pasur një marrëveshje për mosposedimin e armëve nga pjesëtarët e FSK-së, ndërsa duke qenë se kjo nuk është respektuar, KFOR-i ka vendosur të tërhiqet nga bashkëpunimi me FSK-në.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se situata aktuale duhet të qartësohet, por ka shtuar se askush nuk mund të kërkojë nga Kosova që të mos sillet si shtet sovran.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe si i tillë ka edhe institucionet e veta, përfshirë edhe FSK-në”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer me KFOR-in dhe i janë falënderues KFOR-it për sigurinë në vend. /Telegrafi/