"Kriza globale, Shqipëria dhe krizat", Malaj leksion në UET
Eksperti i ekonomisë, ish-ministri i financave, dhe deputeti aktual i Partisë Socialiste Arben Malaj, ka prezantuar në Universitetin Europian të Tiranës një cikël leksionesh me titull "Kriza globale, Shqipëria dhe krizat". Prezantimi fillimisht është bërë nga rektori i këtij universiteti Adrian Civici, i cili ka falënderuar Z. Malaj për prezencën e tij. Malaj ka folur në auditorin me studentë, ku ai ka pasqyruar gjendjen aktuale të ekonomisë së vendit tonë.
Sipas Malajt Shqipëria sot po përballet me sfida shumë të vështira, duke na imponuar detyra më të mëdha, në përmirësimin e gjendjes ekonomike. Ai u shpreh se rënia ekonomike në Shqipëri është pasqyruar në rënien e dërgesave të emigrantëve, në rënien e eksporteve dhe kjo sipas tij vjen nga rënia globale e kërkesës. Malaj u shpreh se qeveria duhet të bëjë më tepër për uljen e nivelit të papunësisë, si një nga mjetet e nevojshme për daljen nga kriza. Ai vazhdoi se një detyrë kryesore ka dhe Banka qëndrore e cila duhet të bëjë cmos të ruajë një konstante të nivelit të cmimeve. Këto specialisti i ekonomisë Malaj i ka thënë në kuadër të një cikli leksionesh që ai po mban për ekonominë e vendit tonë.