Ditët e fundit të Agim Qirjaqit, çthonë ata që u kujdesën për të deri në fund
Ky është krevati ku dergjej deri dje, artisti i kulmuar, ikona e filmit dhe teatrit shqiptar Agim Qirjaqi. Jemi në qendrën e rehabilitimit Xhoshua pranë Qytetit studenti me shërbimin spitalor, social dhe azilin ku ish drejtori i teatrit Kombtar Qirjaqi jetoi muajt e fundme të agonisë.
Pranë shtratit të tij shohim me sa finesë dhe gusto qëndrojnë ende fotot e së bijës Dorinës me bashkëshortin dhe djemtë në Itali, tre karrike dhe kolltukët si dhe tryeza e miqve të artit që nuk e braktisën deri në fund. Për frymarrjet finale na rrëfen miku i tij i pandarë aktori Vasian Lami.
Mbi këtë shtrat njeriu dhe artisti i njohur si Gjenerali nga filmi Kolonel Bunker dyluftoi me vdekjen derisa ajo e dobësoi por nuk e mundi dot. Në këtë dhomë të vogël, tejet të pastër, të thjeshtë e pajtuese tre sanitare komunikonin me të duke mbajtur gjallë buzëqeshjen e arsyes.
Artisti brenda Agimit triumfoi mbi vdekjen, ndërsa njeriu u dëshpërua deri sa nuk pranonte të shihte në ekranin e televizorit të dhomës asnjë film apo teatër ku kishte luajtur.
Pëlqente pikturat të cilat i koleksionoi edhe në kushtet e azilit klinikë. Tkurrja shëndetsore nuk i ndali dot bisedat për premierat teatrore ndonëse në dhimbjet e sëmundjes fatale ai konsumonte shumë energji për të folur me miqtë për risitë artistike.
Ky oaz është streha e artistëve të pafat që nga Andon Kuqali, Frederik Rreshpja, Kolë Jakova ,Hiqmet Agolli e deri tek Agim Qirjaqi që perden e fundjetës njerëzore e ulën si dramë në përballjen me pleqërinë dhe sëmundjen.
Duket se shpirtrat e artistëve na flasin përmes pëllumbave duke nisur nga e para ritualin e të jetuarit me dashuri për çdo çast që shkon.