Thaçi: Qeverisja, me autoritete të besuara

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot për mediat lokale se qeverisja e vendit do të vazhdojë duke u bazuar tek "autoritetet e besueshme".
"Afirmimi i qeverisjes së mirë do të vazhdojë me personalitetet e besueshme dhe me energjitë e reja", ka pohuar Thaçi.
Kreu i qeverisë kosovare ka theksuar se ishte përmes kësaj qeverie që u arrit shpallja e pavarësisë së Kosovës, që vazhdoi me procesin e njohjeve. "Sot Kosova është një vend i pavarur pikërisht nga ky formacion qeveritar. Ajo është njohur nga 65 shtete dhe është anëtare e FMN-së dhe Bankës Botërore", ka theksuar Thaçi. Ai ka nënvizuar se për herë të parë në Kosovë u zhvilluan zgjedhje të lira dhe ka shtuar se kjo është qeveria e suksesit.