E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tragjike dhe shokuese të qëllosh mbi gruan për "virgjëri"

Tragjike dhe shokuese të mendosh të vrasësh gruan sepse nuk qenka e virgjër!!! Kjo eshte me te vertete çmenduri! Me duket se ky individ jeton akoma ne shekullin e 10.... D.m.th qenka e ligjshme per burrin qe te mos jete i virgjer, po jo per vajzen, se qenka turp. Vajza nuk duhet te kete ndjenja apo deshira.. Vajza nuk duhet te jetoje derisa te martohet me ate qe i cakton mbleseria... Nje njeri normal edhe pse mund te kete norma dhe bindje morale shume te forta nuk ka te drejte t'i marri dikujt tjeter jeten per shkak te tyre. Shpresoj (m.gj.s dyshoj) qe rendi dhe gjykata te hetojne kete çeshtje dhe injoranti te perfundoje ne burg per tentative per vrasje. Me mire do ishte qe dikush te hidhte ate nga ballkoni si ndeshkim per injorancen dhe mizorine e tij ....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›