"Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf", premierë në Teatrin Kombëtar
TIRANE- Në 17 dhjetor ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar premiera e dramës "Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf", vepër e dramaturgut amerikan Eduard Albi. Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme në mjediset e TK, drejtori i këtij institucioni, Kristaq Skrami, u shpreh se vepra është nga bashkëpunimet më ambicioze të TK, ku për herë të parë realizohet dhe bashkëpunimi më regjisorin e ri shqiptar nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi.
Vepra në fjalë ishte parashikuar të celte sezonin artistik të vjeshtës por për organizatorët shtyrja e vënies në skenë të pjesës ishte pasojë e një incidenti të vogël të ndodhur me një nga aktorët dhe nuk kishte të bënte fare me përgatitjen e pjesës. Drama e njohur amerikane vjen në skenën shqiptare e shqipëruar nga Gjergj Peçi dhe ndryshe nga çfarë është bërë e ditur më parë për angazhimin e Luiza Xhuvanit dhe Ndriçim Xhepës, në këtë dramë do të interpretojnë aktorët Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Laçka.
"Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf" është cilësuar nga kritikët si një nga dramat më të mira të shekullit XX. Ajo është një dramë që flet për familjen e për gruan, për pozitat e saj, për konfliktet, iluzionet dhe njerëzit që nuk jetojnë dot pa to. Drama është vënë në shumë skena të botës dhe dallohet për karakteret e saj specifike.
Kjo pjesë e shkruar nga dramaturgu i njohur amerikan Eduard Albi, trajton një temë delikate familjare, atë të çifteve pa fëmijë. Pas shkrimit të kësaj drame, autori është vlerësuar me çmimin Pulitzer.
(m.a/News24/BalkanWeb)