E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë-Shkodër, një i vdekur

LEZHË- Aksidenti në autostradë para pak minutash një 60-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 kur mjeti tip benz me targë Shkodre 63 57 D që udhëtonte nga Lezha në drejtim të Shkodrës është përplasur me barrierën e rrugës.

Për paspjë ka gjetur vdekjen pasagjeri që ndodhej në makinë 60-vjecari Ahmet Kurtkulaj, ndërsa barriera është zhvendosur nga forca e përplasjes.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Hilmi Smajlaj 42 vjec. Paraprakisht konfirmohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti dhe lagështira nga reshjet e shiut.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›