Kukës, pensionistët krijojnë shoqatën “Pensionistët e harruar”
KUKES- Pensionistët e Kukësit krijojnë shoqatën e tyre të emërtuar “Pensionistet e harruar”. Sipas këtij grupi, i krijuar ditët e para të dhjetorit, mospërfitimi i shtesës së pensionit prej vitesh pavarësisht kërkesave të pa rreshtura prej tyre ka bërë që së fundmi ata të ngrenë shoqatën e pensionistëve të harruar.
Duke e quajtur padrejtësi mos përfitimin e shtesës së pensionin kreu i kësaj shoqate Ali Elezi tha se kjo shtresë humbet 7 mijë lekë në muaj. Pensionistët kanë parlajmëruar se nëse nuk do të merret parasysh kërkesa e tyre për indeksim të pensioneve atëherë protestat e tyre do të përshkallëzohen edhe më tej.
(m.a/News24/BalkanWeb)