E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi sërish akuza Ramës: Shiti nën kosto truallin tek Taivani

TIRANE- Ministri i Trasporteve i rikthehet sërish akuzave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës lidhur me pronën e shitur tek parku Rinia në Tiranë. Sipas Olldashit, kryetari i Bashkisë Edi Rama ka favorizuar pronarin e Tajvanit duke e shitur truallin nën koston reale.

“Në tetor të vitit 2004, Bashkia e Tiranës truallin përballë Hotel Dajtit e vlerëson me 1500 euro metri/katror. Në maj të vitit 2005, katër muaj më vonë çmimi matanë rrugës në lulishten e Taivanit e vlerëson me 97 euro për metër/katror. Atehërë cdokush ka të drejtë të shtrojë pyetjen cili është argumenti që shpjegon diferencën e tmerrshme nga 1500 tek 97 për trojet publike që janë ekzaktësisht në të njëjtën zonë përballë njëri tjetrit. theksoi Olldashi gjatë një konference për shtyp.

Ministri u shpreh se shpjegimi i vetëm i shitjes, sipas tij nën kosto i truallit është i lidhur me favoret që kreu i Bashkisë i ka bërë biznesmenit të rrethit të tij.

“Cili është shkaku përvec se Besnik Sula është një biznesmen i rrethit të zotit Rama dhe ky cmim është vetëm një favor që kryetari i Bashkisë i ka bërë ortakut të tij politik apo financiar qoftë” tha Olldashi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›