E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët: Ngërci politik mban peng integrimin

TIRANE- Ndërkombëtarët forcojnë zërin për zgjidhjen e situatës politike në Shqiperi. Pas disa deklaratave të javëve të fundit nga disa ambasadorë në Tiranë kanë qënë kryediplomatët e qeverisë hollandeze dhe të OSBE në Tiranë të cilët kanë deklaruar njëzëri se ngërci politik po mban peng integrimin. Zgjidhja sipas ambadorëve duhet të vijë vetëm nga tryeza e dy partive kundërshtare politike.

“Është shumë e rëndësishme të ruhet pavarësia e institucioneve, e që të mos ketë asnjë lloj presioni nga qeveria mbi institucionet e pavarura kushtetuese dhe që ligji të bëjë punën e vetë pa asnjë lloj ndërhyrjeje. Javën e kaluar u kemi kërkuar të dyja palave ta moderojnë pak gjuhën, që të afrohen pak te njëri-tjetri, të bëjnë hapin e parë drejt njëri-tjetrit. Por deri tani këto këshilla shohim se nuk janë marrë parasysh”, deklaroi ambasadori Bosch.

Ndërsa ambasadori holandez, Van den Dool u shpreh se situate aktuale në Shqipëri është shumë problematike.
“Përsa i përket situatës politike më duhet të them se duke përfshirë ambsadorin Ëithers, ambsadorin Bosch, ambasadorin Lohan dhe ambasadorë të tjerë se me fjalë të ndryshme ne kemi të njëjtin shqetësim. Ne situatën aktuale në Shqipëri e shohim si shumë problematike. Një demokraci që nuk funksionon nuk është një biletë për në Bashkimin Europian. Madje BE do të përgatisë një avi nëse Shqipëria do të marrë statusin e kandidatit dhe unë do tju thosha që kjo avi nuk do të jetë pozitve nëse situata politike vazhdon të jetë në të njëjtat kushte. Dhe një gjë e tillë është shumë e keqe për cdo shqiptar, qoftë demokrat, socialist apo një gjë midis tyre. Si një vend i pjekur, anëtar i NATO-s dhe aspirant për në BE, ne presim që Shqipëria ta zgjidhë vetë këtë ngërc, por mesa po shohim koha po mbaron. Të dy kundërshtarët kryesorë duhet të ulen në tavolinë, të flasin me njëri-tjetrin dhe të jeni të sigurt që ne nuk kemi për të bërë asnjë lloj sygjerimi. Ne presim që ata të dalin së shpejti me nje zgjidhje që ta kthejnë edhe njëhere këtë demokraci në një demokraci funksionale.“

Ambasadori holandez Van den Dool vuri theksin gjithashtu tek korrupsioni në vend. Sipas tij qeveria shqiptare duhet të marrë masa për uljen e nivelit të korrupsionit i cili cënon integrimin e Shqipërisë në BE.

“Korrupsioni është problem serioz, endemik që varjon nga korrupsioni i vogël deri tek ai në nivelet më të larta politike. Situata gjatë viteve të fundit nuk është përmirësuar. Progres raporti për këtë vit bëri komente negative për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Madje në raportin e Transparency International, Shqipëria ra 10 vende më poshtë. Kjo është një gjë shumë serioze, është një gjë shumë e keqe për Shqipërinë, një gjë shumë e keqe për aspiratat e saj integruese.”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›