Rrugët e Lacit mbushen me trakte, kërcënohet me kryengritje
LAC- Fenomeni i trakteve, mbush rrugët dhe ndërtesat e qytetit të Lacit, deri në autosradë. Dhjetra parrulla ku shkruhen kërkesa për Ujë, Drita, Prona, Rrugë, ndryshime në shëndetësi dhe mbrojtje nga përmbytjet janë bërë tema e ditës për qytetin e vogël, i cili edhe pse është shumë afër me autostradën Tiranë-Shkodër, ende nuk ka një rrugë që të lidhet me të.
Madje në mungesë të zbatimit të këtyre kërkesave të shkruara në parrullat e shumta, duket edhe kërcënimi me kryengritje popullore, duke bërë policinë të shtoja forcat e sigurisë në rrugë.
Fletushkat, parrullat dhe traktet përmbajnë si autor të thirrjeve Shtabin e Protestave, ndërsa mësohet se afishet janë vendosur nga Konfederata e Sindikatave, e cila ka ftuar në këtë iniciative intelektuale, studentë dhe nxënës.
(e.n/News24/BalkanWeb)