Të ardhurat personale, ja skema e re
12/03/2010 Pagesat
Të gjithë qytetarët do të jenë të detyruar që njëherë në vit të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale me të cilat do të deklarojnë të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që bëjnë. Pasi këto të tatohen do të përcaktohet nëse administrata tatimore do të rimbursojë qytetarët kur kanë paguar më shumë taka apo edhe e kundërta, pra që duhet të derdhin sërish para në arkat e shtetit. Projekti i lancuar një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë ka nisur të diskutohet nga grupi i punës, i ngritur posaçërisht dhe së shpejti pritet të nisë zbatimi. Lidhur me këtë nismë të re, Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, sqaroi se çdo qytetar shqiptar mbi moshën 18 vjeç do të përfshihet në skemën e re të deklarimit të të ardhurave personale. “Çdo qytetar shqiptar do të jetë i detyruar të deklarojë të ardhurat e tij personale vjetore, shpenzimet bazë dhe konform këtyre t’i nënshtrohet rregullave fiskale”, deklaroi Papajani. Tashmë është ngritur grupi i punës nga Ministria e Financave, i cili do të shoqërohet me ligj. “Ligji i ri do të klasifikojë në mënyrë të detajuar mënyrën që nga të ardhurat dhe nga ana tjetër një klasifikim të shpenzimeve, të cilat natyrisht janë ligjvënësit që i klasifikojnë si të zdritshme apo të pazbritshme”, vazhdoi ai. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve theksoi gjithashtu se zbatimi i këtij projekti është një kërkesë e Bashkimit Evropian e parashikuar në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.