"Lets have sex"fiton Festivalinteator të të rinjve
TIRANE- "Lets have sex", një vepër nga Valentin Krasnogorov, u shpall fituese e Festivalit Teatror të të Rinjve, që përfundoi mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar.
Komedia është vënë në skenë nga regjisorja e re Elma Dores dhe në të interpretojnë aktorët e rinj Devis Muka, Marsela Lena, Cubi Metka, Klodian Hoxha, Lisa Kujofsa.
Regjisorja më e mirë e festivalit u shpall Najada Elmazi për shfaqjen "Muzika 2" të Margarete Duras, në të cilën interpretojnë Eni Jani dhe Dritan Boriçi.
Aktori më i mirë u zgjodh Nik Xhelilaj për interpretimin në veprën "Zonjusha Zhuli", ndërsa aktorja më e mirë u zgjodh Eftiola Laçka për interpretimin në veprën "Andin, Norman…dhe Sofi".
Juria e festivalit, e përbërë nga Mehmet Xhelili, Suela Konjari dhe Nikolla Leka, ndanë edhe çmime për aktorët më të mirë jo protagonistë, të cilat i shkuan Ledion Zoit dhe Esmeralda Metkës.
Skenografi më i mirë u vlerësua Drini Shehu për realizimin e skenografisë në komedinë "Lets have sex".
Mbrëmjen e djeshme në TK u ngjit në skenë shfaqja e fundit e këtij festivali "Andi, Norman…dhe Sofi" një vepër e Neil Simon, e sjellë në skenë nga regjisorja Andia Xhunga.
Festivali Teatror i të Rinjve nisi udhën e tij më 11 nëntor. Gjatë këtij festivali u shfaqën tetë shfaqje "Për mua, atë dhe të tretin", "Pikëllim dhe dashuri", "Pse nuk rri për mëngjes", "Zonjusha Zhuli", "Lets Have sex", "Familja e antikuarit", "Muzika 2", "Andi, Norman…dhe Sofi".
(atsh/balkanWeb)