E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti çek Klaus i thotë presidentit shqiptar: “mos mbro spiunët”

Një vizitë private e presidentit shqiptar në Pragë, para dy ditësh, nuk mund ta tërhiqte vëmendjen e gazetës, po qe se presidenti, i shoqëruar rreptësisht dhe në miqësi të plotë nga ambasadori Qazim Tepshi, do të takohej edhe me presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus, madje miq të tjerë e shokë, u lanë mënjanë, dhe vetëm me Tepshin, presidenti ynë, brenda një kohe të shkurtër, kërkoi dhe bëri takim me presidentin çek. Tani, vizita s’mbetet më private dhe të detyron të ndërtosh “Shënimet e një vizite”. E kjo vizitë bëhet politike, e rëndësishme, për arsye se është në Çeki, ndërsa, në Shqipëri vlon debati për ligjin çek të hapjes së dosjeve. Të informuar në mënyrë të hollësishme se si është pritur ligji çek në Çeki, bëjmë me dije se nuk ka pipëtirë kurrkush - nga fajtorët po e po - por edhe nga neokomunisto-socialistët. Ligji është ligj, të gjitha nenet e ligjit çek në Çeki janë ekzekutuar pastërtisht dhe njerëzit e krimeve, bashkë me spiunët, kanë lënë administratën dhe pas kësaj, jeta ka vazhduar normalisht. Kështu që, presidentit çek nuk i mbetet gjë tjetër që të thotë “mos i mbro spiunët, zoti koleg. As mos pyet, as mos ki merak për ta”. Sigurisht, po të kish qenë në Hungari, të njëjtën gjë do t’i thoshin, në Gjermani po ashtu. Por sigurisht, që do t’i shtonin “ju falenderojmë që keni zgjedhur ligjin tonë”. Ndërkohë, edhe presidenti i Shqipërisë duhet të falenderonte presidentin çek për përvojën e ligjin e mirë të tyre, të cilët shqiptarët morën si shembull.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›