E Diel, 1 Nëntor 2026

"Më e vërtetë se e vërteta", mbyll sezonin në teatrin e Metropolit

"Më e vërtetë se e vërteta" është komedia që do të mbyllë sezonin teatror në arenën e Metropolit. Pjesa komike e cila po gjallon në prova nga tri aktorë të njohur , është shkruar nga autori francez Martial Courcier, lëvrues i mirënjohur i komedisë në Francë, dhe po materializohet nga Rozi Kostani e njohur për risitë në interpretim si aktore dhe regjisore.

Autori na vendos përpara situatave intriguese të një roboti dhe dy qenieve humane-meshkuj që tentojnë të prekin dashurinë pra dy aktorët Neritan Liçaj dhe Lulzim Zeqja përballë bukuroshes sensuale Luli Bitri.

Personazhet lëvizin mbi skenë me një humor fin e batutëtë shpejtë duke hyrë në kostumet e Erida Tetes dhe mbi mjediset mondane të Skenës së Laedia Hajdarit.
Të enjten në mbrëmjen e 24 qershorit e deri në datën 27 salla çehov do të mirpresi publikun e interesuar në teatrin alternativ me stofin e humorit qytetar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›