METE publikon listën për privatizimet

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka publikuar sot listën e plotë të objekteve të cilat do të privatizohen. Janë gjithsej pikërisht 325 institucione të ndryshme të cilat do të privatizohen. Njoftimin për privatizimin e këtyre objekteve e dha pak kohë më parë vetë ministri i ekonomisë tregtisë dhe energjitikës në Dritan Prifti në një konferencë për shtyp ku u njoftua gjithashtu se përparësi do të kenë ish-pronarët e tokave të cilat kanë të drejtën e parablerjes së objektit që privatizohet, por njëkohësisht ata kanë të drejtë dhe mundësi që 80 për qind të vlerës së objektit ta paguajnë me letra me vlerë ose bono privatizimi.
Procesi i vlerësimit të pronave do të bëhet nga Ministria e Ekonomisë, ndërkohë ankandet e shitjeve do të realizohen nga Ministria e Financave. Këto institucione ndodhen nën varësinë e disa ministrive dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë në funksion. Ndërrmarja e prodhimit të celiqeve në Elbasan ka edhe numrin më të madh të objekteve për privatizim dhe janë rreth 63.Ndërsa Ministria e mbrojtjes është edhe institucioni i dytë i cili ka edhe numrin më të madh të objekte të shpallura në privatizim të cilat janë rreth 55 .Ato janë kryesisht reparte të braktisura si dhe depo që kanë shërbyer për mbajtjen e armatimeve.