E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mësuesit e zhvillimit" në terren nuk janë gjithmonë të tillë"

Nuk është e vështirë të shkruash sot mbi abuzimin. Është një term i mirëpranuar dhe bashkëshoqëruesi i shume shqiptarëve që kanë pranuar fatalitetin e absurditetit të kesaj shoqerie të marre peng nga pseudopolitikanet tane. A e ka pyetur ndokush veten se, a është Shqiperia një vend ku respektohen të Drejtat e Njeriut, Kodi i Punes etj., si keto. Jam e sigurt që po. Në Shqiperi ekzistojnë shume firma të huaja fantazme të cilat funksionojne mbi metodologjinë e provës.

Te punosh kundrejt jo pageses, të jesh nen testim për një muaj për t'u zevendesuar nga një tjeter i papune që futet në zinxhirin e proves dhe keshtu pa fund - kjo është metodologjia e proves. A ka punonjes në keto firma? Veshtire të thuhet. Nese shume pak veteve u është dhene "mundesia e arte" të punojne në keto firma, kjo ka qene për një periudhe mjaft të shkurter, me një pagese të ulet dhe pa kontribute shoqerore, për t'u zevendesuar shume shpejt nga nevojtaret e papune që bien pre e mashtrimit. Duhet të kalosh në prove dhe pastaj të largohesh nga puna me dinjitet, siç duhet të beje një qytetar i ndershem! A ka menyre me të shpejte dhe të thjeshte për të realizuar fitime sesa mospagesa e asnje lloj detyrimi monetar ndaj të ashtuquajturve punonjes? Ah por s'duhet të harrojme, askush nuk duhet të ngreje zerin për të respektuar pseudozhvilluesit e ketij vendi.

Per fat të keq, shume abuzuesve shqiptare u shtohen dhe perendimoret e kulturuar, "mesuesit e zhvillimit" gjithmone të mirepritur në këtë vend të vuajtur. Edhe për sa kohe do duhet të heshtim? Edhe për sa kohe keto firma do spekullojne? Le të luftojme për një vlere kaq të çmuar si drejtesia sociale!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›