E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rritur me vuajtjen e varfërisë, formuar me idealin e së drejtës"

Në ndryshim nga Polonia (kujto punetoret e uzines Gdansk dhe sindikalistet Solidarnos), në Shqiperi ishin studentet ata që iu kundervune të paret sistemit komunist. As Hajdari, as Rama, as Imami, asnjeri prej tyre nuk ishin disidentë, por thjeshtë studente idealiste të cilet paten kurajon civile të ngrinin zerin ndaj diktatures komuniste. Po sot ? Sot, gjendja është krejt tjeter.

Fatkeqësisht, rinia shqiptare është e perfaqesuar nga njera ane nga individe të cilet kane ca pseudo diploma, pjelle e filanit, e fistekut, të perkedhelur nga mireqenia korruptive dhe degjeneruese e shefit dhe, nga ana tjeter, nga një rini në depresion klinik, që të vetmen të ardhme e sheh si emigrant jashte shtetit. Sot, nuk mund të presim të njejten levizje studentore ose popullore si me '90-en kundra kesaj qeverisjeje të degjeneruar. Une jam idealist. E them me plot bindje.

Ndryshimi do të vijë vetem nga ata të rinj shqiptare të formuar jashte shtetit, që janë rritur me vuajtjen e varferise dhe kane formuar idealin e së drejtes, të ndershmerise e të meritokracise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›