E Diel, 1 Nëntor 2026

"BE-ja dhe sistemi i Bilonjës, mungon informacioni në Korçë"

Studentët e Universitetit të Korçës ndihen të pakënaqur me informacionin e dhënë deri tani mbi politikat e Bashkimit Evropian në lidhje me të rinjtë dhe sidomos me paqartësitë e sistemit të Bolonjës, që po aplikohet edhe në Shqipëri në mënyrë që të arrihen standardet evropiane.

Të mbledhur dje në bibliotekën e Universitetit nga Qendra Evropiane në Forumin "Shqipëria dhe Sfida e Integrimit në Bashkimin Evropian", të rinjtë e qytetit juglindor kërkuan më tepër informacion në lidhje me programet e ndryshme të BE-së mbi moshën e tyre, në mënyrë që të rriten mundësitë e tyre për të qenë pjesë e shkëmbimeve kulturore apo për të studiuar në vendet e BE-së. Të rinjtë korçarë kërkuan organizimin e më shumë takimeve të këtij lloji, që shërbejnë për informimin e tyre në mënyrë më specifike. Lektorët e forumit iu përgjigjën këtij interesimi, duke ofruar adresa konkrete dhe materiale specifike në lidhje me programet e BE-së të tipit Youth in Action, ku mund të përfitojnë edhe të rinjtë shqiptarë. Forumi i djeshëm në Korçë ishte i pari prej një serie prej 12 forumesh në gjashtë qytetet kryesore të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›