E Diel, 1 Nëntor 2026

"Midis dy dhimbjeve" drama ne teatrin Migjeni

SHKODER- Një baba i sëmurë, ( e luajtur nga Agron Dizdari,) një bashkëshorte e cila përballet me sëmundjen e të shoqit (Merita Smaja), vajza e tyre studente në Holandë , (Rajmonda Marko) jeta dhe drama e familjes së tyre do të përcillet në dramën e “Midis dy dhimbjeve", e cila do të shfaqet së shpejti në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Vepra e dramaturgut të njohur shkodran, Fadil Kraja e vënë në skenë nga regjisori Elez Kadria do të shfaqet premierë në skenën e teatrit të Shkodrës në fillim të javës së ardhshme. Shfaqja do të jetë premierë më 19, 20, 21 prill.

"është një dramë që jep emocion dhe ku çdo spektator sheh një pjesë të veten e të familjes së tij në kërkim të dhënies nga vetja për të shpëtuar një jetë", deklaroi regjisori Kadria, cituar nga ATSH. Në role të tjera intepretojnë dhe Drande Xhaj, murgesha, e cila arrin të shpëtojë familjen nga një tragjedi, Simon Shkreli në rolin e një bodigardi, Ergys Bamçi dhe Marije Garxhiola, të cilët shkaktojnë konfliktin në familje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›