E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi i vullkanit në Islandë, retë e hirit paralizojnë trafikun ajror në Europë

Vazhdon kaosi në qiejt e Europës. Zyrtarët evropianë të sigurisë ajrore thonë se do të duhen të paktën edhe dy ditë në mos më shumë që qielli të pastrohet nga retë e hirit të shkaktuara nga një vullkan në Islandë, i cili e ktheu kontinetin në një zonë të ndaluar për fluturimet ajrore. Aeroportet kryesore të vendeve evropiane u mbyllën dje dhe aeroplanët ndaluan fluturimet, duke bërë që dhjetra mijëra pasagjerë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Azia të bllokoheshin.

Disa vende të Evropës Veriore, mes tyre Britania, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka, kanë mbyllur plotësisht hapësirën e tyre ajrore.

Zyrtarët polakë kanë mbyllur hapësirën ajrore në pjesën veriore të vendit. Nuk dihet se si do të ndikojë ky vendim në udhëtimin e udhëheqësve botërorë, të cilët do të merrnin pjesë në varrimin e së dielës të Presidentit të Polonisë, Leh Kazinski. Ekspertët e industrisë së fluturimeve ajrore thonë se pasojat e vullkanit në Islandë mund të kenë pasoja të pashembullta financiare, ndërkohë që kjo industri po përpiqet të dalë nga recesioni global.
Azhornuar së fundi ( e premte , 16 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›