E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia kërkon ndihmë edhe nga FMN-ja


Greqia praktikisht ka ngritur procedurë me të cilën do të kërkojë ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe partnerët në Bashkimin Evropian (BE).

Kështu shkruan "Financial Times"(FT) e Londrës, duke shtuar se ministri grek i Financave ka dërguar letër deri te Komisioni Evropian (KE) në të cilin kërkon konsultime rreth huasë që vendi i tij do ta merrte nga FMN-ja dhe partnerët evropianë.

Ai në letrën thekson se Athina nuk është e obliguar të kërkojë hua, por, siç bën të ditur FT-ja, vëzhguesit besojnë se kjo është e pashmangshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›