"My name is Khan" në festivalin e filmit në Berlin
"My name is Khan" është filmi me aktor protagonist yllin e Bollivudit (një nga aktorët më të dashur nga tregu gjigand aziatik) Shah Rukh Khan. E pranishme gjatë premierës së filmit në Berlinale ishte edhe aktorja tjetër protagoniste, indianja Kajol. Regjisori i këtij filmi është Karan Johar. "My name is Khan" tregon jetën e një personi të besimit islam që vuan nga sëmundja e Aspergerit, e cila është një formë e zbutur e sëmundjes së autizmit. Personazhi kryesor, i cili luhet nga Shah Rukh Khan, gjatë zhvillimit të ngjarjeve në film bie në dashuri me një nënë të ve, rol që luhet nga aktorja Kajol. Kjo grua e pashme ka në pronësinë e saj një sallon bukurie. Por romanca e çiftit ndërpritet për shkak të rritjes së paragjyjkimeve ndaj besimit islam. Ky paragjykim rritet sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit në New York.