"Ne kemi një obsesion kombëtar ndaj atyre që qeverisin"
Një homazh për të gjithë ata që humben jetën dhe ngushëllime të sinqerta familjarëve. Ndonëse me të vërtetë kjo është ngjarja që ka rëndësi, më tërhoqi komenti i një drejtuesi në një TV kur tha: "…Rama u takua me Berishën… Bla-bla-bla"…. dhe po mendoja: EJJJJJ, POPULL, çfarë thua? Pse ata kanë rëndësi???
Në të vërtetë, ne kemi një obsesion për ta dhe përderisa ata të jenë në dijeni të këtij fakti do vazhdojnë të na shkelin, siç po bëjnë. Edhe në një TV tjetër u pa një nga gazetarët që bëjnë opinione të fliste me një person të firmës, duke i krijuar mundësinë të krijonte një alibi publike. Peshk komplet! Bravo për shoqatat, institucionet që po fillojnë vërtetë të mendojnë për situatën dhe atij i them me të vërtetë HUMANIZEM. "Kryeministër, jep dorëheqjen…për më tepër... duhet ta kishe dhënë!".