E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ju lutem, të paktën ngushëllimet bëjini në gjuhën shqipe"

 
Na plasën këta idiotë dhe injorantë të veshur me kostum e kollare! Kur isha në Shqipëri dhe sytë më lotonin nga inati kur shikoja debate politike, kush e kush të fliste më tepër gjuhë të huaj në debat, një tufë alabakësh që s'dinë të flasin asnjë gjuhë, e na hiqen si multi-lingualë. Njeri prej tyre bilës kishte edhe maninë që ta thoshte diçka në fillim Anglisht (të gjithë fjalinë ë?) dhe pastaj ta përkthente në shqip. Imagjino se çfarë idioti. I dukej dhe vetja avokat apo ku di unë. A ka dëgjuar njeri ngushëllim të tillë në Shqipëri?
Mendimet dhe Lutjet tona janë me Familjarët (u tha për tragjedinë e Gërdecit). Kjo nuk është Shqip, ky është një përkthim i drejtpërdrejtë i Anglishtes në Gjuhën Shqipe. Përfundimisht, drejtohemi nga psikopatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›