"OTR",dy në pranga për sherrin Nojzi-Stresi

Ditën e sotme u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "OTR", ku si rezultat i një pune operative i realizuar nga Specialistë të Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtotinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u arrit te identifikohen dhe të kapen dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale të "Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 76-22 e 25 të Kodit Penal.
Ato janë shtetasit, Bexhed Kruda dhe Rigers Kruda, respektivisht të moshave 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë, të cilët dyshohen së më datë 25 Prill të këtij viti, pranë shkollës së Mesme të Përgjithshme "Sami Frashëri" në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjerin, për motive të dobta, kane tentuar të vrasin me thikë duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Denis Dollapi, ngjarje kjo e ndodhur nga grupimet muzikore Nojzi - Stresi.
Ndaj tyre, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë" e parashikuar nga neni 76-22-25 të Kodit Penal.