Divorci me gruan, qellon mjekun
Tirane- Shkaterrimi i familjes per nje periudhe te shkurter kohore, ka bere qe Besnik Nikoçi, te hakmerret ndaj nje mjeku, te cilin e akuzonte si pergjegjes per divorcin. Pas ndarjes nga e shoqja, e cila dyshohet se kishte marredhenie te jashteligjshme me mjekun, me pas shitja e baneses, e kane detyruar autorin Nikoçi qe te largohet jashte vendit. Por, vetem pak kohe me pare, ai eshte rikthyer ne vendin tone. Dje ai ka shkuar ne Spitalin Ushtarak, pikerisht ne pavijonin e diabetit, ku ushtron profesionin e mjekut, Besim Lame. Sapo e ka pare, ai ka nisur te debatoje me te dhe me pas ka tentuar ta vrase, por plumbat nuk e kane prekur mjekun. Policia eshte duke hetuar kete ngjarje, nderkohe qe Nikoçi eshte shpallur ne kerkim.
Ngjarja
Ora shenonte 11:00 kur Besnik Nikoçi, eshte ngjitur ne pavijonin e specialisteve te Spitalit Ushtarak, per te takuar mjekun e diabetit Besim Lamen. Sapo e ka pare ate ne korridor, ai ka nisur te debatoje me te ku ne debat e siper ka nxjerre nga xhepi nje arme, tip pistolete dhe ka qelluar kater here ne drejtim te Lames. Per fat te mire asnje prej plumbave qe ka dale nga arma, nuk e kane kapur mjekun. Menjehere pas ngjarjes autori eshte larguar nga spitali. Pavijoni eshte mbipopulluar menjehere, nga qytetare qe ndodheshin ne ato momente ne spital. Ne vendngjarje kane mberritur efektivat e Komisariatit numer 3.
Hetimet
Uniformat blu kane rrethuar vendin e ngjarjes, ndersa kane marre ne pyetje mjekun e diabetit, i cili ka treguar se çfare kishte ndodhur. Brenda disa minutash eshte bere i mundur identifikimi i autorit, i cili eshte Besnik Nikoçi. Menjehere ai eshte shpallur ne kerkim, por deri ne oret e vona te mbremjes, nuk ishte bere i mundur arrestimi i tij. Nga hetimet paraprake te kryera nga uniformat blu, ka rezultuar se ngjarja nuk ka ndodhur per shkak te detyres se mjekut, por per nje konflikt te vjeter personal. Burime nga policia bejne me dije se autori e akuzon doktorin per ndarjen e tij me bashkeshorten nje vit me pare. Shkak per ndarjen sipas burimeve dyshohet te kete qene nje lidhje dashurie mes doktorit dhe gruas se Nikoçit. Mesohet se pas ndarjes me gruan autori ka shitur edhe banesen e tij dhe me pas eshte larguar jashte vendit, per t’u rikthyer vetem pak kohe me pare. Duke pare se kishte humbu gjithçka familjen dhe banesen ai dyshohet se kishte shkuar te hakmerrej ndaj doktorit.
R.Çaushaj