"Ora e Debatit", analiza e fushatës zgjedhore
Analiza e fushatës së zgjedhjeve, do jetë tema e emisionit "Ora e Debatit" të gazetarit, Alfred Peza, sot në orën 21:00. Çfarë fushate elektorale u zhvillua është një nga pyetjet që merr përgjigje sot në emision. Dy pamjet e ndryshme të fushatës, ana e errët dhe ajo positive zbulohen sot në "Ora e Debatit". Rruga që do marrë Shqipëria, sondazhet dhe realiteti politik në Shqipëri trajtohen sot në emisionin e gazetarit, Alfred Peza. Sot , në "Ora e Debatit" hidhet dritë mbi skandalet e kësaj fushate elektorale, për sondazhet dhe realitetin politik në Shqipëri, për rezultatet e sondazheve dhe exit pollin e 28 qershorit. Të ftuar në studio do të jenë gazetarja Ilva Tare, drejtuesi i emisionit "Zonë e Ndaluar" Andi Bushati, drejtori i gazetës "Tema" Mero Baze dhe petagogi i shkencave politike në UET Ermal Hasimja. Në emisionin "Ora e Debatit" mbrëmjen e sotme do të bëhet analiza e gjithë fushatës elektorale dhe se kush do ti fitojë zgjedhjet e 28 qershorit?.Teleshikuesit mund ta ndjekin drejtpërsëdrejti në televizionin "Ora Neës" në orën 21:00 të mbrëmjes ku mund të dërgojnë dhe pyetje me sms për të ftuarit.