E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Poli i Lirisë, paraqet një program konkret

Lideri i Polit të Lirisë Aleksandër Meksi është shprehur në studion e "Ora News" arsyhet se përse shqiptarët duhet të votojnë për forcën politike që ai përfaqëson. Sipas tij Poli i Lirisë ka një program alternative që është konkrete I cili përfaqëson të gjitha fushat jetësore të shqiptarëve si drejtësia, shëndetësia, prona etj. Ai u shpreh gjithashtu se kjo forcë mund ti sjellë shqiptarëve ndryshim real për të cilin aq shumë flitet. Meksi u shpreh se gjatë fushatës Poli i Lirisë ka qenë në kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit por sipas tij ka pasur frikë të njerëzve për tu bashkuar me ta për shkak se nuk duan të konfliktohen me pseudoregjimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›