“Vota për PSD-në thellon fitoren e së majtës”
25/06/2009 Gjinushi mbyll fushatën në Elbasan
Partia Socialdemokrate zhvilloi dje një takim përmbyllës në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi premtoi se me fitoren e qershorit së pari do të vendoset drejtësia, ligji, kushtetutshmëria e vendit, ndryshe nga përvoja e këtyre 4 vjetve. “Ne kemi të drejtën morale që t’u themi shqiptarëve se një qeveri me PSD-në është një qeveri antikorrupsion, është një qeveri që garanton mirëpërdorimin e fondeve publike. PSD-ja hyn në ato parti të pakta që nuk e kërkon votën thjesht me premtime, por duke thënë se çfarë ka bërë në momentet kyçe dhe çfarë tiparesh ka treguar ajo realisht me veprimet e saj në politikë. Kemi treguar se e luftojmë korrupsionin edhe kur është pjesë e pushtetit, edhe kur është në opozitë. PSD-ja ka treguar se nuk implikohet me korrupsionin, pra është gjithmonë pjesë e luftës dhe jo pjesë e korrupsionit, jo si propaganda e PD-së, realiteti i PD-së e i vetë Berishës, i cili është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo, sado i korruptuar që të jetë, mjafton që të mbajë pushtetin e vet”, - vuri në dukje Gjinushi. Sipas tij, vota për PSD-në është një votë që thellon fitoren e së majtës, nuk shkon dëm, por është një votë që garanton qeverisje afatgjatë.